Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sozia e Elizabeth II del në pension

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 11:06 | Showbiz

Sozia e Elizabeth II, Mary Reinolds, ka vendosur të dalë në pension “për respekt” të figurës së Mbretëreshës, e cila ndërroi jetë disa ditë më parë.

Reinolds, e cila jeton në qytetin Epping të Anglisë, u bë e famshme për shkak të ngjashmërisë së saj fizike me Elizabeth II. Që në moshën 17-vjeçare, ajo filloi karrierën e saj si aktore në televizion dhe në filma.

“Ka qenë një privilegj i madh t'i ngjaj asaj sepse mendoj se është magjepsëse”, tha ajo në një intervistë për “The Press Association”.

https://a2news.com/2022/09/09/mbreteresha-elisabeth-ii-simbol-i-unitetit-dhe-qendrueshmerise-ne-70-vite-sundim/

Pavarësisht se kishte paralajmëruar tërheqjen nga industria e filmit, 89-vjeçarja tregoi se do t'i mbajë të gjitha kostumet si kujtim. Aktorja e shfaqur në disa episode të serialit “Doctor Who”, tha: “Jemi përpara një ndryshimi epoke. Tani gjithçka do të jetë e çuditshme”.

Megjithatë, ajo nuk është e vetmja grua e ngjashme me monarken në botën e filmit. Gjatë historisë, aktore të ndryshme kanë luajtur mbretëreshën si në seriale ashtu edhe në filma. Mes tyre, ka disa si Helen Mirren, Olivia Colman, Emma Thompson, Claire Foy apo Stella Gonet.

https://a2news.com/2022/09/08/london-bridge-dhe-unicorn-dy-protokolle-per-vdekjen-e-mbretereshes-elizabeth-ii/

A2 CNN Livestream

Dita jonë