Spice Girls, kujtimet e Mel C: Mel B ishte ziliqare dhe më ngacmonte

Publikuar më: 12/9/2022, ora 13:51

Spice Girls, kujtimet e Mel C: Mel B ishte ziliqare dhe më ngacmonte

Publikuar më: 12/9/2022, ora 13:51

Përveç se mikesha të mira, Spice Girls ishin të tmerrshme në prapaskenë. Kjo u zbulua nga Mel C, e cila në autobiografinë e saj “Who I Am: My Story” pranoi se ishte bullizuar nga Mel B kur grupi ishte në kulmin e suksesit. “Ndoshta ka pasur një përplasje personaliteti sepse sa më e sjellshme isha, aq më shumë e acaronte atë”, tha këngëtarja për The Sunday Times.

Një nga momentet më të trazuara në lidhjen e tyre ishte gjatë një udhëtimi në Los Angeles, kur në kulmin e një debati të ashpër ato u ndanë nga Geri Halliwell.

“Ne u kthyem në bar dhe sigurisht ishte një nga ato netë kur kishte shumë për të pirë. Geri u përpoq të na pajtonte. Ajo na mori mënjanë, por në fund u godit me grusht në fytyrë”, tha Mel C.

Tashmë grindjet e viteve nëntëdhjetë i përkasin së shkuarës dhe të pesta janë në dashuri dhe harmoni me njëra-tjetrën. Dëshmi për këtë është se Mel C ishte e ftuar në dasmën e Brooklyn Beckham, djalit të madh të Victoria.

 “Ne e duam njëra-tjetrën me zemër, edhe nëse ndonjëherë kemi dashur të vrisnim njëra-tjetrën. Ne të pesta e dimë se individualisht nuk do ta kishim arritur kurrë atë që bëmë së bashku dhe i jemi mirënjohës njëra-tjetrës për këtë”, tha Mel C për “Daily Mail”.

 “Kur jemi bashkë mund të bëhemi fëmijë dhe sigurisht që e çmendim njëra-tjetrën. Ka ende raste kur gjërat shpërthejnë, por gjithçka zgjidhet shpejt”, pranoi Sporty Spice. “Ne kurrë nuk grindemi vërtet, i lejojmë vetes hapësirën që na nevojitet. Mund të duket e pakëndshme, por ne nuk jemi thjesht kolege apo mikesha, ne jemi një familje”, përfundoi ajo.