Sulmi kibernetik vetëm nga Irani? Ekspertët sugjerojnë kujdes tek tatimet, doganat dhe energjia

Publikuar më: 12/9/2022, ora 19:52

Sulmi kibernetik vetëm nga Irani? Ekspertët sugjerojnë kujdes tek tatimet, doganat dhe energjia

Publikuar më: 12/9/2022, ora 19:52

Hakimi i sistemit TIMS vërtetoi edhe një herë sa të cenueshme janë sistemet online në Shqipëri. Sipas Microsoft, sulmi u zhvillua nga 4 grupe hakerash të lidhur me Ministrinë e Inteligjencës së Iranit.

Komuniteti shqiptar i ekspertëve të sigurisë kibernetike ngre dyshimet se pas sulmit fshihen edhe shtete të tjera.

Penetrimi në të dhëna filloi me Administrata.al. Më pas, situata u përshkallëzua pas aksesit në e-Albania dhe në sistemin TIMS, ku edhe efektet te qytetarët ishin më të prekshme.

Rreziku është real edhe për sistemet bankare, operatorët telefonike, sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, për sigurinë ajrore, etj.