Tregues i rritjes së varfërisë, kriza e çmimeve shton dërgesat e emigrantëve për familjet

Publikuar më: 12/9/2022, ora 17:27

Tregues i rritjes së varfërisë, kriza e çmimeve shton dërgesat e emigrantëve për familjet

Publikuar më: 12/9/2022, ora 17:27

Emigrantët po u dërgojnë më shumë para’ familjeve të tyre. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e remitancave në 6 muajt muaj e parë të vitit arriti në 367 milionë euro, gati 8 për qind me shumë se një vit më parë.

Pjesa më e madhe e këtyre dërgesave shkon për të përmbushur kërkesat për ushqim, ilaçe e pagesa të energjisë elektrike nga të moshuarit.

Në Shqipëri, një në katër familje marrin të ardhura nga emigrantët, para’ që janë burimi i vetëm i jetesës për pjesën dërrmuese të tyre. Janë gjithsej 220 mijë familje që jetojnë me këto të ardhura, në pamundësi të një burimi tjetër.

Vlera e lartë e remitancave, për ekspertët është edhe tregues i gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e shkuar dërgesat e emigrantëve arritën në 761 milionë euro, duke u rritur kështu me 13 për qind në krahasim me 2020-n e gati 9 për qind në raport me periudhën e para pandemisë.