Vdekja e Elizabetës, William dhe Harry krah njëri-tjetrit në pallatin Windsor

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 11:39 | Bota
Vdekja e Elizabetës, William dhe Harry krah njëri-tjetrit në

Për një moment, u duk sikur koha ishte kthyer mbrapsht. William dhe Harry, me në krah bashkëshortet e tyre, rrezatuan vullnetin e mirë që dikur të gjithë e kishin marrë si të mirëqenë. U duk sikur lidhja vëllazërore që ka munguar gjatë 2 vitet e fundit, u rikthye si me magji. "Katër fantastikët", siç i pagëzuan tabloidet britanike morën pjesë në homazhet jashtë kështjellës Windsor në nder të gjyshes së tyre. Dy djemtë e mbretit Charles, të cilët pas vdekjes së nënës së tyre Diana, kishin një lidhje të fortë, janë ftohur gjatë viteve të fundit pasi Harry dhe Meghan hoqën dorë nga titujt mbretëror për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara.

Çifti gjendej në një vizitë të shkurtër në Britani, kur sundimtarja më jetëgjatë ndërroi jetë ditën e enjte. Një zëdhënës i trashëgimtarit të fronit tha se Wlliam kishte bërë ftesën për të shkuar në kështjellën Windsor.

Një burim mbretëror e përshkoi këtë si një shfaqje të rëndësishme uniteti në një moment tejet të vështirë për familjen. Vëllezërit dhe bashkëshortet e tyre dolën nga e njëjta makinë, të gjithë të veshur me të zeza. Ata u ndalën mes turmës për të lexuar mesazhet jashtë shtëpisë më të dashur të mbretëreshës në Angli dhe lexuan mesazhet e lëna mes luleve, duke shtrënguar duart dhe duke biseduar me disa prej mijëra njerëzve të grumbulluar atje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani