Viti i ri shkollor, mesazhi i presidentit Begaj: Bankat e shkollës të formësojnë qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes

Publikuar më: 12/9/2022, ora 08:18
begaj 3 1280x720

Viti i ri shkollor, mesazhi i presidentit Begaj: Bankat e shkollës të formësojnë qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes

Publikuar më: 12/9/2022, ora 08:18

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruarr nxënësit dhe mësuesit në nisje të vitit të ri shkollor. Në mesazhin e kreut të shtetit, apelohet për formimin e fëmijëve si qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane.

“Iu uroj nxënësve dhe arsimtarëve në të gjithë Shqipërinë një vit të mbarë shkollor. T’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane. Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes!”, shkruan presidenti në Twitter.

Janë rreth 450 000 nxënës, prej të cilëve 70 000 në kopshte, 280 000 në arsimin 9-vjeçar dhe 100 000 në gjimnaze që këtë të hënë ulen në bankat e rreth 1700 shkollave në të gjithë vendin.