Zgjedhjet në Suedi, rritet partia ksenofobe, sinjal i fundit të “modelit” skandinav

Publikuar më: 12/9/2022, ora 15:30
1200x 1 1 1081x720

Zgjedhjet në Suedi, rritet partia ksenofobe, sinjal i fundit të “modelit” skandinav

Publikuar më: 12/9/2022, ora 15:30

Të dhënat e zgjedhjeve në Suedi flasin për një fitore të Partisë Socialdemokrate të Magdalena Andersson, kryeministrja e parë e vendit skandinav.

Por nëse Andersson ka shanse për të marrë mandatin e dytë në drejtimin e qeverisë, situata në Riksdag, parlamenti suedez, pas fundjavës të sapo mbyllur duket kaotike.

Magdalena Andersson, kryeministrja e parë e vendit skandinav

Socialdemokratët pritet të marrin 176 deputetë, por partia e djathtë SD, Demokratët Suedezë, të Jimmie Akesson, është ngritur shumë në konsensus duke marrë 173 të tillë, me më shumë se 21% të votave.  

Jimmie Akesson

Një rritje që kthen partinë e lindur nga lëvizje me inspirim neofashist, ksenofob dhe islamofob, në partinë  e dytë të vendit, duke kaluar kështu Partinë e Moderuar, që përfaqëson tradicionalisht elektoratin më konservator të vendit.  

Por nëse figura e kryeministres Andersson është ende e fortë, edhe falë vendimeve për të t’u anëtarësuar në NATO pas 75 viteve neutralitet, së bashku me Finlandën e homologes Sana Marin, suksesi zgjedhor i demokratëve opozitarë dëshmon sesi vendi dhe opinioni publik po ndryshojnë, duke u shmangur dukshëm nga roli i modelit të qeverisjes që cilësohej dikur.

Partia e Akesson ka fituar pikë me fushatën kundër emigracionit klandestin, veçanërisht nga vendet myslimane. Suedia mbahet historikisht për politikat e saj sociale tejet të avancuara, por të paktën në dy dekadat e fundit qytetet më të mëdha si Stokholmi, Goteborgu dhe Malmo, kanë parë një rritje domethënëse të kriminalitetit, di pasojë e bandave të përbëra kryesisht nga suedezët e gjeneratës së dytë, me geto të mirëfillta që lindin dhe zmadhohen në zonat më të varfra të tyre.

Mundësia e një koalicioni plot kompromise midis socialdemokratëve dhe të Moderuarve është normalisht e mundur, por një koalicion i djathtë që deri pak vite më parë do të ishte e papajtueshme për opinionin publik suedez, tashmë duket më i pranueshëm, dhe do të kishte si temë diskutimi kryesore rikthimin e centraleve bërthamore.