Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Publikuar më: 12/9/2022, ora 11:16
WhatsApp Image 2022 09 12 at 11.00.18 1152x720

Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Publikuar më: 12/9/2022, ora 11:16

Gjykata Kushtetuese bëhet nga sot me një anëtar të ri. Anëtarët e Gjykatës së Lartë votuan paraditen e të hënës për të caktuar zotin Ilir Toska si anëtar të Kushtetueses.

Kandidatura e Toskës mori 13 vota, duke u renditur në vend të parë. Për këtë post, nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ishin propozuar edhe dy kandidatura të tjera, Manjola Xhaxho dhe Holta Zacaj.

Gjykata Kushtetuese nisi punën në dhjetor 2020, pasi u plotësua kuorumi me 7 anëtarë. Aktualisht, me shtimin e zotit Toska në radhët e saj, ajo ka në përbërje 8 anëtarë.

Në total, Kushtetuesja duhet të ketë 9 gjyqtarë, 3 të emëruar nga Presidenti i Republikës, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.

Lista e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

1. Dr. Vitore Tusha, Kryetare

2. Marsida Xhaferllari, anëtare

3. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare

4. Dr. Elsa Toska, anëtare

5. Altin Binaj, anëtar

6. Sonila Bejtja, anëtare

7. Dr. Sandër Beci, anëtar

8. Ilir Toska, anëtar