Aksident me dy të vdekur në Korçë

Publikuar më: 13/9/2022, ora 17:28

Aksident me dy të vdekur në Korçë

Publikuar më: 13/9/2022, ora 17:28

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë, në afërsi të fshatit Zëmblak. 

A2 CNN mëson se një traktor është përplasur me një motor, duke shkaktuar dy viktima.

Sipas informacioneve paraprake, një nga viktimat është drejtuesi i motorit, Arjan Xhuti dhe viktima e dytë Hatixhe Kulla, e cila ka qenë në traktor.

“Më datë 13.09.2022, rreth orës 17:00, në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak, janë përshirë në një aksident rrugor mjeti tip motor me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin I. K., 37 vjeç dhe pasagjere shtetasen H. K., rreth 58 vjeçe. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorit A. Xh. dhe pasagjerja e mjetit bujqësor shtetasja H. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.