Albin Kurti në Tiranë, takim me Ramën në Bllok

Publikuar më: 13/9/2022, ora 14:33

Albin Kurti në Tiranë, takim me Ramën në Bllok

Publikuar më: 13/9/2022, ora 14:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë këtë të martë. Ai është parë duke u futur në Vilën 30 në Bllok, ku raportohet se do të ketë një takim me homologun shqiptar, Edi Rama.

Përpara këtij takimi Kurti ndërpreu në mënyrë të papritur konferencën për shtyp në Prishtinë, duke u thënë gazetarëve se kishte një takim urgjent. Njoftimin e bëri, teksa po fliste për grevën e sindikatës arsimore, ndërsa në fytyre dukej mjaft i nervozuar. “Pyetjeve tuaja do t’iu përgjigjen dy ministrat e mi”, tha Kurti para se të largohej.

Por burime zyrtare pranë Kryeministrit Rama thanë për A2 CNN se takimi nuk kishte asnjë arsye të jashtëzakonshme. “S’ka asgjë të veçantë, drekë normale mes dy kryeministrave, si shumë të tjera të kësaj natyre”, citohen burimet pranë kreut të qeverisë.