Asllani debuton në Champions, Interi fiton ndaj Plzen

Publikuar më: 13/9/2022, ora 20:43
asllani inter plzen

Asllani debuton në Champions, Interi fiton ndaj Plzen

Publikuar më: 13/9/2022, ora 20:43

Pas Armando Brojës, një javë më parë, edhe Kristjan Asllani ka debutuar në Champions League. Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 84-t në fitoren 0-2 të Interit në transfertën e Plzen.

Edhe pse në pak minuta në fushë, Asllani bëri një paraqitje të mirë, edhe pse nuk arriti të lërë gjurmë në këtë sfidë.

Në ndeshjen tjetër të Champions League, Sportingu befasoi Tottenhmin e Contes, duke e mposhtur 2-0 dhe merr kryesimin e grupit me 6 pikë të plota.