Dështon atentati me snajper në plazhin e Durrësit

Publikuar më: 13/9/2022, ora 10:28
snajper 1024x576

Dështon atentati me snajper në plazhin e Durrësit

Publikuar më: 13/9/2022, ora 10:28

Mesditën e djeshme në plazhin e Durrësit ka dështuar një atentat i mirorganizuar me armë zjarri ndaj një personi me iniciale A.N.

Burime nga Policia bëjnë të ditur se ky i fundit ka qenë në këtë zonë kur është qëlluar me armë zjarri (e dyshuar snajper) që fatmirësisht nuk e ka e ka kapur atë pasi plumbi ka përfunduar në një automjet të rastit.

Objektivi i këtij atentati mësohet se përpara hetuesve ka deklaruar se ka qenë në lëvizje kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Atentatori ka qëlluar drejt mjetit G-Class, i blinduar, por objektivi ka dalë me shpejtësi nga makina.