Hasbulla në UFC, do të paguhet edhe më shumë sesa luftëtarët

Publikuar më: 13/9/2022, ora 09:50
hsabulla

Hasbulla në UFC, do të paguhet edhe më shumë sesa luftëtarët

Publikuar më: 13/9/2022, ora 09:50

Personazhi i famshëm i rrjeteve sociale, Hasbulla Magomedov, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me UFC.

19-vjeçari me pamjen e një fëmije të vogël, si pasojë e një sëmundjeje që quhet akondroplazi, ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram, me videot e tij humoristike që bëjnë xhiron e botës.

Ai nuk do të ndeshet, por do të shërbejë si promovues i ndeshjeve të ndryshme që do të organizojë UFC-ja.

Gazetari Igor Lazorin është shprehur: “Nuk do të flas për shifrat e kontratës, por mund të them që ka shumë luftëtarë që nuk paguhen aq sa do të paguhet Hasbulla”.

Shefi i UFC, Dana White, kur u pyet nëse ka ndonjë mundësi që Hasbulla të ndeshet, tha: “Po, ka”.