Kandidatët e zgjedhjeve 2021, një tjetër socialist ngec në “rrjetën” e dekriminalizimit

Publikuar më: 13/9/2022, ora 18:22
MB KQZ BITRI frame 123 1280x720

Kandidatët e zgjedhjeve 2021, një tjetër socialist ngec në “rrjetën” e dekriminalizimit

Publikuar më: 13/9/2022, ora 18:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar verifikimet e Prokurorisë së Përgjithshme për 3 kandidatë për deputetë të zgjedhjeve qendrore të 25 prillit 2021.

Socialisti Artan Bitri që garonte në Qarkun e Durrësit, u gjet në kushtet e ndalimit për t’u zgjedhur apo ushtruar funksionin e deputetit.

Sipas komisionierit Celibashi, Bitri nuk ka deklaruar 1 muaj burgim në Itali për emigracion të paligjshëm, ndërsa ka mbajtur të fshehtë dy emra të tjerë që kishte përdorur në shtetin fqinj.

Komisioneri vendosi pajtueshmërinë me mandatin e deputetit për kandidatin e LSI-së, Ashim Tafilaku.

Ndërsa për kandidatin Dashamir Tahiri, verifikimi u shpall i përfunduar pa marrë një vendim, me arsyetimin se ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës administrative të filluar përpara ditës së zgjedhjeve.