Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Katar 2022, Ekuadori rrezikon përjashtimin nga Kupa e Botës

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 12:27 | Futboll

Ekuadori rrezikon përjashtimin nga Botërori 2022 në Katar. Disa regjistrime audio dhe dokumente me letër tregojnë se mbrojtësi Byron Castillo ka përdorur një certifikate lindjeje të falsifikuar. Në fakt, futbollisti nuk ka lindur në Ekuador, por në Kolumbi.

Gjatë muajit prill që kaloi, Federata e Kilit denoncoi faktin te FIFA, duke pretenduar se Castillo ishte një emigrant i parregullt, i cili kishte falsifikuar dokumentet e lindjes. Sipas tyre, provat e pakundërshtueshme konfirmonin se lojtari ka lindur në Tumako të Kolumbisë në vitin 1995 dhe jo në 1998 në Ekuador.

Pasi e morën çështjen në shqyrtim, komisionet e FIFA-s vendosën t’i hedhin poshtë pretendimet, duke vendosur se futbollisti ka lindur në Ekuador. Megjithatë, çështja nuk mund të cilësohet e përfunduar. Britanikja “Daily Mail” publikoi një raport të detajuar, në të cilin konfirmohet se Castillo është me origjinë kolumbiane.

Byron Castillo, "molla e sherrit" që mund të përjashtojë Ekuadorin nga Botërori

Në një regjistrim audio, të dhënë gjatë dëshmisë për Komisionin e Hetimit të Ekuadorit në dhjetor të 2018-s, ai pranonte se në fakt ka lindur në vitin 1995 dhe jo në 1998-n. Mes të tjerave, ai pranonte se u largua nga Tumako në Kolumbi për të vijuar karrierën te San Lorenzo në Ekuador.

Provat e reja mund të ndryshojnë situatën dhe mund t’i kushtojnë Ekuadorit përjashtimin nga Kupa e Botës. Ata e siguruan pjesëmarrjen në Katar 2022, pasi u pozicionuan të katërtit në grupin e Amerikës Jugore. Nëse Ekuadori përjashtohet, në event do të shkojë Kili, që do të marrë vendin e tyre në Grupin A, ku skuadra të tjera janë organizatorët e Katarit, Holanda dhe Senegali.

A2 CNN Livestream

Dita jonë