Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Kriminelët fshihen në Dubai”, opozita akuza qeverisë: shteti bashkëpunëtor me krimin

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 18:28 | Aktualitet
“Kriminelët fshihen në Dubai”, opozita akuza

Çfarë ishte parashikuar si një mbledhje rutinë e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare u kthye në një seancë debati ndërmjet maxhorancës dhe opozitës.

Rendi i ditës parashikonte ratifikimin e një marrëveshje bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ku demokratët nënvizuan se nevojitet një marrëveshje ekstradimi pasi kriminelët shqiptar fshihen në Dubai.  

Ratifikimi i marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara kundër krimit dhe terrorizmit solli debate dhe akuza në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Shkak nuk ishte përmbajtja e aktit, por qëndrimet e opozitës se shteti shqiptar duhet të insistojë në ratifikimin e një marrëveshje ekstradimi duke hedhur akuza se në Dubai fshihen kriminelët shqiptar. 

“Pushka kërcet këtu, shampanja hapet në Dubai. Bëhet fjalë për persona me rekorde të tmerrshme kriminale. Këtu e kemi shqetësimin, pse qeveria shqiptare nuk e ka shqetësim sepse thellohet edhe më shumë ideja që bashkëpunimi i politikës me krimin bën që t’ju gjej vende apo streha të sigurta”, u shpreh Salianji.

Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve foli me emra të përveçëm, duke kërkuar informacion nga qeveritarët, por nuk mori përgjigje. 

“A ka informacion qeveria për Ervis Martinajn, Pse? Qarkullojnë lloj lloj gjërash, shteti se gjeti kurrë, e gjeti hasmi. Tani ose shteti është i dorëzuar, ose është bashkëpunëtor”, shtoi ai.

Pavarësisht debateve dhe akuzave, miratimi i marrëveshjes u bë me konsensus.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu