Lewandowski dhe Barça “falin” Bayern-in, gjermanët tregohen cinikë

Publikuar më: 13/9/2022, ora 22:54
sane 1

Lewandowski dhe Barça “falin” Bayern-in, gjermanët tregohen cinikë

Publikuar më: 13/9/2022, ora 22:54

Bayern ka mposhtur Barcelonën, ndërsa Lewandowski i rikthyer në Gjermani u eklipsua nga Neuer në përballjen ndaj ish-skuadrës ku shkëlqeu për vite me radhë.

Kampionët e Gjermanisë triumfuan 2-0 me gola nga Hernandez e Sane në nisjen e pjesës së dytë.

Barcelona zhvilloi një ndeshje të mirë duke krijuar raste të shumta për shënim, por sulmuesit e saj u treguan të pasaktë para Neuer, i cili tregoi se vijon të jetë një nga portierët më të mirë në botë.

Me këtë fitore, Bayern merr vendin e parë në grup me 6 pikë, ndërsa Barcelona kanë nga 3 pikë. Grupi mbyllet nga Plzen me zero pikë.