Meta zbulon se si do të jetë protesta e sotme

Publikuar më: 13/9/2022, ora 12:41

Meta zbulon se si do të jetë protesta e sotme

Publikuar më: 13/9/2022, ora 12:41

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp deklaroi se sot në protestë “duhet të bëhemi të gjithë bashkë”, në atë që e quajti “protestë paqësore, qytetare dhe model”.

“Do të jetë një protestë e parë, në një skenë krimi si inceneratori i Tiranës. Mafia duhet ndalur sot, përpara sesa t’i bëjë dëme të tjera më të rënda vendit tonë. Sot, duhet të ekzekutojmë frikën që mafia po mbjell kudo. Nuk mund të jemi një vend që mposhtet nga mafia në pushtet”, tha Meta.

Sot, në orën 18:00, Partia e Lirisë do të organizojë protestë tek inceneratori i Tiranës.