Momenti emocionues, vëllezërit ritakohen pas 77-vjetësh

Publikuar më: 13/9/2022, ora 22:38

Momenti emocionues, vëllezërit ritakohen pas 77-vjetësh

Publikuar më: 13/9/2022, ora 22:38

Dy vëllezër, të cilët u ndanë nga njëri-tjetri në vitin e largët 1945, janë ribashkuar pas 77-vjetësh.

Ted Nobbs, tashmë 83 vjeç dhe vëllai i tij Geoff, 79 vjeç, kanë kaluar më shumë se shtatë dekada rreth 10 mijë milje larg njëri-tjetrit, pasi familja e tyre u nda në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Ata u takuan në Australi aty ku Geoff jeton që prej moshës 7-vjeçare, ndërsa video emocionuese është bërë menjëherë virale.

“Është e pabesueshme, e mahnitshme. Më në fund kam takuar vëllanë tim”, u shpreh Geoff pas takimit.

Ted, së bashku me vëllezërit e motrat Barry dhe John, u ndanë të gjithë nga vëllai i tyre më i vogël Geoff pasi nëna e tyre vdiq nga kanceri në moshën vetëm 30 vjeç, në vitin 1945.