Nuk ka as ngrohje, gjimnazi “Ymer Dishnica” në Korçë i lënë në harresë

Publikuar më: 13/9/2022, ora 13:41

Nuk ka as ngrohje, gjimnazi “Ymer Dishnica” në Korçë i lënë në harresë

Publikuar më: 13/9/2022, ora 13:41

Gjimnazi “Ymer Dishnica” në Korçë edhe këtë vit do të zhvillojë procesin mësimor në kushte aspak normale si për nxënësit ashtu edhe për stafin pedagogjik.

Suva të plasaritura, instalime elektrike dhe hidraulike jashtë çdo standardi si dhe mungesë të ambienteve për praktikat mësimore dhe orët e fizkulturës. Klasa e informatikës ka brenda vetëm tavolina dhe karrige.

Edhe ky kompjuter i vendosur diku, nuk dihet nëse punon. E ndërsa në ditën e parë të shkollës qeveria promovoi laboratorët Smart në Tiranë për klasat e para, në qytetin kryesor të Juglindjes nuk do mund të as të ngrohen gjatë dimrit.

Mungesa e kushteve ka bërë që edhe nxënësit ta braktisin këtë shkollë, e cila aktualisht ka një numër disa herë më të ulët nga kapaciteti që duhej të kishte.

Sakaq askush nga pushteti vendor apo zyra vendore e arsimit nuk japin shpjegime se përse ky gjimnaz është lënë në këtë gjendje ne qytetin e Mësonjëtores së parë shqipe.