PS i pret shpresat PD, Çupi e quan tallje të Ramës me qytetarët e ndërkombëtarët

Publikuar më: 13/9/2022, ora 19:43
kr dhurata cupi reforma territoriale frame 684 1280x720

PS i pret shpresat PD, Çupi e quan tallje të Ramës me qytetarët e ndërkombëtarët

Publikuar më: 13/9/2022, ora 19:43

Bashkëkryetarja Demokrate e komisionit për Reformën Territoriale Dhurata Çupi e cilësoi si tallje me qytetarët vendimin e socialistëve për mos ndryshim të numrit të bashkive dhe qarqeve.

“Është tallje me partnerët që u angazhuan në proces. Është tallje me Parlamentin. Është shpërdorim i taksave të qytetarëve, për një proces të paracaktuar nga vullneti i Edi Ramës” shkruan Dhurata Çupi në Facebook.

Sipas saj  Edi Rama ka frikë të përballet në një betejë të vërtetë elektorale dhe kërkon rezultat ne tavoline. Çupi nënvizoi se do kërkohet një referendum që të jetë qytetarët që të përcaktojnë ndarjen administrative.