Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

PS luan me demokratët, Balla: Ndarja territoriale nuk ndryshon, 12 qarqe me 61 bashki

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 12:10 | Politikë
PS luan me demokratët, Balla: Ndarja territoriale nuk ndryshon, 12 qarqe me

Socialistët nuk kanë ndërmend të prekin reformën territoriale, ndonëse prej muajsh kanë pranuar kërkesën e opozitës për të ngritur një komision të posaçëm për ta ndryshuar hartën aktuale. Përballë kërkesës së demokratëve për të krijuar 6 rajone dhe 92 bashki, kreu i grupit parlamentar socialist bëri të qartë se asgjë nuk do të ndryshojë.

“Nisur nga fakti që vetëm 7 vite kanë kaluar që nga reforma e fundit dhe shërbimet publike janë përmirësuar nga reforma territoriale. Kemi përmirësuar shërbimin online, duke rritur aksesin e  drejtpërdrejt të çdo qytetari, unë me kolegen Denaj do të marrim një komunikim më të gjerë me ju për të shpjeguar qëndrimin tonë. Kemi konkluduar që pozicioni ynë në komisionin e reformës administrative territoriale do të jetë t’i qëndrojmë ndarjes aktuale administrative territoriale”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë