Pse po zhduken liqenet e Arktikut?

Publikuar më: 13/9/2022, ora 08:56
liqene artik 1280x720

Pse po zhduken liqenet e Arktikut?

Publikuar më: 13/9/2022, ora 08:56

Arktiku po ngrohet pothuajse katër herë më shpejt se pjesa tjetër e botës dhe pasojat janë, akullnajat që po shkrihen dhe shumë habitate që po zhduken me një shpejtësi rekord. Por ka edhe një kërcënim të ri, liqenet e Arktikut po thahen. Ky paralajmërim vjen nga studimi i fundit i botuar në revistën “Nature Climate Change”, udhëhequr nga Elizabeth Webb e Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Floridës në Shtetet e Bashkuara.

Hulumtimi i Elizabeth Webb zbulon se liqenet e Arktikut janë tkurrur ose tharë në shumë rajone të Kanadasë veriore, Rusisë, Grenlandës, Skandinavisë dhe Alaskës, gjatë 20 viteve të fundit. Liqenet e rrezikuara janë kritike për ekosistemin Arktik, pasi ato janë një burim kryesor i ujit të freskët për komunitetet dhe industritë vendase. Por speciet e kërcënuara dhe të rrezikuara, duke përfshirë zogjtë shtegtarë dhe krijesat ujore, varen gjithashtu prej tyre.

Pse rënia e liqeneve është një ngjarje e papritur? Shkencëtarët parashikuan se ndryshimi i klimës fillimisht do të rriste nivelin e liqeneve si rezultat i shkrirjes së akullit të Tokës dhe do të duheshin shekuj për t’i parë ato të tkurreshin. “Megjithatë, duket se shkrirja e tyre, shkakton tharjen e liqeneve dhe kjo ngadalëson ose bllokon këtë efekt zgjerimi,”- thotë Webb.

Jo vetëm temperaturat shumë të larta kontribuojnë në shkrirjen e akullnajave, por edhe rritja e shirave të vjeshtës. “Në fakt, uji transporton nxehtësinë në tokë dhe kjo rrit shkrirjen e akullit brenda tyre”, specifikon Webb.