Rama: 28 000 amerikanë më shumë kanë vizituar Shqipërinë

Publikuar më: 13/9/2022, ora 13:23

Rama: 28 000 amerikanë më shumë kanë vizituar Shqipërinë

Publikuar më: 13/9/2022, ora 13:23

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se vendin tonë, në periudhën janar-gusht, e kanë vizituar 28 000 turistë amerikanë më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“527 turistë amerikanë kanë mbërritur këtë mëngjes në Portin e Durrësit me kroçierën “Nautica”, pjesë e turit të tyre në portet e Adriatikut e Jonit. 100 000 vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në muajt janar-gusht, 28 000 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, shkruan Rama në rrjetin social.

Gjatë ditës, turistët do të vizitojnë qendrat muzeale, arkeologjike dhe historike në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Krujës. Nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, mësohet se kroçiera ka lundruar gjatë natës së kaluar nga Porti i Sirios (Greqi) drejt Durrësit. Anija turistike po kryen një tur lundrimi në 9 porte të Adriatikut dhe Jonit, kryesisht në Itali, si dhe në tre porte të Greqisë, Kroacisë dhe Shqipërisë. 

Nga Qendra e Informacionit, mësohet gjithashtu se anija me gjatësi 180 metra dhe flamur të ishujve Marshall u akostua në kalatën 5:00 sot në orën 7:30 dhe se në mbrëmje do të lundrojë drejt Dubrovnikut, Kroaci.

Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat për pritjen e anijes dhe sigurinë e turistëve në territorin portual.