Ratko Mlladiç në gjendje të rëndë shëndetësore në Hagë

Publikuar më: 13/9/2022, ora 11:39
ratko 1280x720

Ratko Mlladiç në gjendje të rëndë shëndetësore në Hagë

Publikuar më: 13/9/2022, ora 11:39

Ish-shefi ushtarak serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç, i cili po vuan dënimin e përjetshëm për krime lufte në Hagë, është shtruar në spital me “shëndet të dobët”, tha djali i tij Darko Mlladiç.

Në një intervistë të shkurtër telefonike, Darko Mlladiç, konfirmoi deklaratën e tij për mediat lokale se ish-gjenerali i sëmurë ishte shtruar në spital për një javë, fillimisht në një spital civil në Hagë dhe që nga e enjtja në objektin e burgut të “International Residual Mechanism for Criminal Tribunals” (MICT) në qytetin holandez.

“Ai është në një gjendje të rëndë shëndetësore. Një ekip mjekësh është gati këtu në Serbi për të shkuar për ta parë, por ne nuk e dimë ende nëse do të lejohen. Ne do të kërkojmë leje që ai të ekzaminohet nga këta mjekë”, tha Darko Mlladiç.

Gjykata në Hagë tha se nuk mund të komentonte mbi gjendjen shëndetësore të të burgosurve, pasi një informacion i tillë është konfidencial.

Ratko Mlladić humbi apelin në qershorin 2021 kundër dënimit me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë konfliktit në Bosnjë, i cili ndodhi midis viteve 1992 dhe 1995.

Ai u shpall fajtor për gjenocid për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës, në të cilën rreth 8000 burra dhe adoleshentë myslimanë u vranë në korrik 1995 nga forcat serbe të Bosnjës.

Mosha e tij e saktë është një çështje debati, dhe ai është 79 ose 80 vjeç, ku ai pretendon se ka lindur më 12 mars 1943, ndërsa Tribunali thotë se ai ka lindur më 12 mars 1942.

Mlladiç u arrestua më 26 maj 2011 në Lazarevo, Serbinë veriore, pas gati 16 vitesh në arrati.