Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Reforma territoriale, Alibeaj akuzon Ballën për provokim, apelon demokratët për bashkim

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 19:35 | Politikë
Reforma territoriale, Alibeaj akuzon Ballën për provokim, apelon

Enkelejd Alibeaj nuk e pranon realitetin edhe pse socialistët ja bënë të qartë se harta territoriale e vendit nuk ndryshon. Trashëgimtari i grupimit të Lulzim Bashës në PD, e cilësoi deklaratën e Taulant Ballës si provokim, teksa vijoi me thirrje për të vijuar punën në Komisionin e Posaçëm te reformës, që tashmë duket se mazhoranca e miratoi sa më për të kënaqur kërkesën e kolegëve opozitarë. 

Në mungesë të dakordësisë së mazhorancës, pa votat e të cilës asgjë nuk ndryshon, Alibeaj kërkoi ndihmën e pjesës tjetër të deputetëve demokratë që mbështesin Berishën, ndonëse i la ata jashtë Komisionit të Reformës Territoriale, kur propozoi emrat e anëtarëve.

Sipas Alibeajt, qëllimi i socialistëve për të mos ndryshuar reformën territoriale të 2014, është përfitimi elektoral që duan të kenë në zgjedhjet e ardhshme vendore të 2023.

Grupimi i Alibeaj propozon një ndarje të re administrative-territoriale në 6 rajone dhe 92 bashki; shumë larg qëndrimit të mazhorancës për të ruajtur hartën aktuale, për të gjetur konsensus. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani