Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rindezja e konfliktit të dytë në Europë, shkakton 100 viktima në ditën e parë të luftimeve

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 21:50 | Bota

Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë me dije se më shumë se 100 trupa janë vrarë në përleshjet e fundit mes dy ushtrive, në përballjen më të dhunshme mes dy vendeve që nga viti 2020, kur u rindez konflikti për rajonin e Nagorno-Karabakh.

Ministrja e Mbrojtjes në Baku deklaroi se 50 ushtarë azerë u vranë për shkak të provokimeve të rënda nga ana e Armenisë, ndërkohë që kjo e fundit kishte raportuar për 49 viktima.

Gjatë orëve të para të kësaj të marte, ushtria e Azerbajxhanit ka bombarduar disa qytete armene në provincën e Siunikut, më jugorja e vendit.

Azerbajxhani, nga ana e tij, e ka quajtur lajmin “të pakuptimtë” dhe ka akuzuar Armeninë për “akte subversive në shkallë të gjerë” pranë kufirit.

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për provokime në vijën kufitare që kanë çuar në këtë shkelje të armëpushimit. Në fakt, Azerbajxhani ka pësuar disa “provokime” nga Armenia gjatë muajit të fundit, me tanket që i janë afruar kufirit.

Konflikti midis dy vendeve shpërtheu fillimisht në fund të ‘80, kur të dyja palët ishin nën sundimin sovjetik dhe forcat armene pushtuan një pjesë të territorit pranë Nagorno-Karabakh, i njohur ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit, por me një popullsi të madhe armene.

Azerbajxhani i ripushtoi ato territore në luftimet e vitit 2020, të cilat përfunduan me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia dhe mijëra banorë që u kthyen në shtëpitë që kishin ikur. Që nga ai moment, liderët e të dy vendeve janë takuar shumë herë për të krijuar një traktat që synon vendosjen e paqes së qëndrueshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu