Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Shuhet Hetem Qerimaj, një prej violinistëve më të mirë shqiptarë

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 10:53 | Aktualitet
Shuhet Hetem Qerimaj, një prej violinistëve më të mirë

Ndahet nga jeta artisti, Hetem Qerimaj, një prej violinistëve më të mirë shqiptarë. Një “Hark i triumfit” për gjithë familjen artistike që la pas. Qerimaj u shua në moshën 88-vjeçare dhe lajmin e hidhur për muzikën shqiptare e ka ndarë djali i tij, Fatos.

Hetem Qerimaj la pas një dinasti të tërë muzikore që do të mbijetojë gjatë, siç tregon artisti në një intervistë të tij të fundit për A2 CNN.

https://www.facebook.com/fatos.qerimaj.7/posts/10223909742234923

Hetemi i vogël dëgjonte në një fshat të Përmetit babain e tij teksa luante në violinë. Aq shumë nisi ta donte violinën, sa vështirë të shkëputej prej saj. Edhe aty, në fshat, kur një ditë mbërriti politika, Hetem Qerimaj do të shfaqej. Nga ai çast, atij dhe familjes së tij do t’i ndryshonte jeta. Këtë histori i madhi i Qerimajve e tregon si atë pikënisjen e një rrugëtimi artisti që do ta bënte të njihte edhe muzikën jashtë kufijve të Shqipërisë.

Festa e 85-vjetorit ishte edhe dalja e fundit publike e tij, një koncert ku në skenë iu bashkuan nipër e mbesa. Artisti Hetem Qerimaj, një prej violinistëve më të mirë shqiptarë. Qerimaj la pas një dinasti të tërë muzikore që do të mbijetojë gjatë e merr me vete duartrokitjet e shumë brezave që e kanë ndjekur në skenë lojën e tij në muzikë.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/630150468480618

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani