Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Skocezët nderojnë mbretëreshën, homazhe në katedralen e Edinburgut, mijëra vetë në radhë

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 11:03 | Bota
Skocezët nderojnë mbretëreshën, homazhe në katedralen e

Mijëra skocezë qëndruan në radhë gjatë natës për të parë nga afër arkivolin me trupin e mbretëreshës Elizabeta, para se ai të zhvendoset në Londër. Arkivoli udhëtoi përmes Royal Mile në kryeqytetin Ediburg pasditen e së hënës, në një procesion të heshtur dhe solemn të ndjekur nga mijëra njerëz, që i bënë homazhe monarkes më jetëgjatë të Britanisë së Madhe. I mbuluar me stemën mbretërore të Skocisë, e një kurorë lulesh mbi të, arkivoli u vendos në katedralen e St Giles, ku iu shtua edhe kurora e Skocisë. Mbreti Charles III dhe fëmijët e tjerë të mbretëreshës qëndruan pranë secilit nga 4 cepat e arkëmortit, me kokën e përkulur në atë që njihet si vigjilje e Princave. Gjithashtu, pjesëtarë të publikut, shumë prej të cilëve të mbushur me emocione dhe lot në sy, përkulën kokën teksa kaluan pranë trupit të monarkes së ndjerë, në shenjë respekti, pasi kishin qëndruar për orë të tëra në radhë në rrugët e Edinburgut

 “Këtë vit, fatkeqësisht humba dy njerëz të tjerë të afërt, kështu për mua ky është një moment shumë i rëndësishëm. Jam 47 vjeç, gjithë jetën time kam dëgjuar për këtë grua të mrekullueshme. Edhe pse nuk jam britanike, e konsideroj atë edhe mbretëreshën time”, thotë një qytetare.

“Oh, po. E dua mbretëreshën, gjithmonë e kam dashur. U mërzita shumë kur ajo vdiq, për mua ishte një frymëzim. Do të doja shumë që një ditë të isha gjysma e gruas që ishte ajo”, shprehet një tjetër.

Shumë njerëz kishin udhëtuar drejt Katedrales së Skocisë nga Anglia, me besimin se do ta kishin më të lehtë t’i bënin homazhet Elizabetës në Edinburg se sa në Westminster Hall të Londrës, ku radhët mund të jenë të gjata me kilometra e pritja mund të zgjasë deri në 30 orë.

Një incident i vogël diplomatik u shënua gjatë kortezhit. Një burrë u arrestua përgjatë të ashtuquajturit itinerari, Royal Mile në Edinburg pasi ulëriti fraza fyese kundër princit Andrew. “Andrew, ti plak i sëmurë”, u dëgjua të thotë burri mes turmës, teksa kalonte arkivoli me trupin e Elizabetës, duke iu referuar ndoshta përfshirjes së princit në një skandal të abuzimeve seksuale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu