Sulm kibernetik ndaj Telekomit në Kosovë

Publikuar më: 13/9/2022, ora 16:27

Sulm kibernetik ndaj Telekomit në Kosovë

Publikuar më: 13/9/2022, ora 16:27

Telekomi në Kosovë ka rënë pre e një sulmi kibernetik këtë të martë. Sulmi ka ndërprerë shërbimet përkohësisht, të cilat tashmë po rikthehen në punë.

Kosova, Shqipëria, por edhe Maqedonia e Veriut kanë rënë pre e sulmeve kibernetike gjatë kohëve të fundit.

Në Shqipëri ishte platforma qeveritare, e cila ra pre e sulmeve ku u ndërprenë shërbimet për disa ditë. Më pas, ishte sistemi TIMS ai që u sulmua. Këto sulme, sipas qeverisë, por edhe Departamentit Amerikan të Shtetit kanë ardhur nga hakera të mbështetur nga Irani.

Ndërkohë, për sulmet në Kosovë ende nuk ka një autor.