Sulmet e Iranit, PD: Shteti digjital i Edi Ramës shkrihet si bryma para diellit

Publikuar më: 13/9/2022, ora 13:22
WhatsApp Image 2022 09 13 at 13.10.14

Sulmet e Iranit, PD: Shteti digjital i Edi Ramës shkrihet si bryma para diellit

Publikuar më: 13/9/2022, ora 13:22

Partia Demokratike ka reaguar pas sulmeve kibernetike të Iranit në drejtim të vendit tonë, duke i cilësuar një “agresion të vërtetë ndaj infrastrukturës digjitale të vendit, duke kërcënuar rëndë sovranitetin e vendit, sigurinë kombëtare, dhe duke krijuar kaos ë madh në shërbimet dhe lëvizjen e qytetarëve”.

“Me këto sulme, Irani ka dhunuar si shtet zuzar ligje dhe konventa ndërkombëtare. PD  dënon me forcën më të madhe këto akte banditeske të regjimit teokratik iranian dhe falënderon me mirënjohje dënimin e këtyre sulmeve nga SHBA , NATO dhe BE. PD gjithashtu vlerëson mbështetjen e tyre për Shqipërinë.

Duke analizuar këto sulme të cilat asgjësuan sikur të ishte prej letre infrastrukturën digjitale të vendit, PD shton se asgjësimi me kaq lehtësi i kësaj infrastrukture i ka rrënjët gjithashtu në dy faktorë të tjerë madhorë, konkretisht: Së pari, hakerimin e sistemi për qëllime elektorale nga vetë qeveria duke pajisur 1 milion patronazhistë me të dhënat personale të qytetarëve të depozituara në e-Albania në shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Pas këtyre, hakerimi me pasoja të rënda i pagave të punonjësve, targave të makinave, të gjitha këto paraprin hakerimin dhe defacto asgjësimin e ‘shtetit’ digjital të Edi Ramës”, tha zëdhënësja e PD, Floriana Garo.

Ajo shtoi se pas ndërtimit të infrastrukturës digjitale nga qeveria Berisha, u ngrit njësia e mbrojtjes kibernetike të sistemit e përbërë nga ekspertë të përzgjedhur dhe të kualifikuar në këtë fushë në SHBA. “Serverat e sistemit u vendosën në vendet më të sigurta brenda vendit. Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, aktin e parë që bëri, shkriu njësinë e sigurisë kibernetike duke e konsideruar si njësi spiunazhi digjital. Së dyti, me tendera të dyshimtë, serverat e sistemit u transferuan jashtë vendit”, tha Garo.