Sulmi kibernetik ndaj vendit tonë, Blinken telefonon Edi Ramën

Publikuar më: 13/9/2022, ora 09:42
BLINKEN BISEDIMET frame 0 1280x720

Sulmi kibernetik ndaj vendit tonë, Blinken telefonon Edi Ramën

Publikuar më: 13/9/2022, ora 09:42

Ambasada Amerikane në Shqipëri njoftoi se Sekretari Amerikan i Shtetit ka telefonuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me sulmet kibernetike të ditëve të fundit.

“Sekretari i Shtetit, Antony J. Blinken, foli dje me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”, lexohet në postimin e Ambasadës Amerikane.