Ylli i ri i Manchester City-t, gjeni në matematikë

Publikuar më: 13/9/2022, ora 21:35
haaland akanji 1213x720

Ylli i ri i Manchester City-t, gjeni në matematikë

Publikuar më: 13/9/2022, ora 21:35

Haaland është padyshim futbollisti transferimi i kësaj vere, teksa kaloi nga Dortmundi te Manchester City. Ai po shkëlqen me golat e tij me skuadrën e Guardiolas.

Por City transferoi në fundin e merkatos edhe një gjeni në… matematikë! Ai është mbrojtësi zviceran Manuel Akanji.

27-vjeçari me siguri është jo vetëm futbollisti, por edhe një nga njerëzit më të aftë në matematikë. Në disa video të bëra virale në internet, ku ai ka qenë edhe i ftuar në emisione të ndryshme, Akanji tregon se brenda pak sekondave është i aftë të gjejë rezultatin e shumëzimit të numrave me dy shifra.