Aksident me dy të plagosur në Korçë

Publikuar më: 14/9/2022, ora 20:37
policiaaaa 1229x720

Aksident me dy të plagosur në Korçë

Publikuar më: 14/9/2022, ora 20:37

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, pranë fshatit Goskovë.

Policia bën të ditur se një makinë është përplasur me një karrocë e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

“Shtetasi E. Q., duke drejtuar mjetin “Ford”, është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore.

Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi L. Z., që përdorte karrocën dhe  shtetasja M. K., që ndodhej në karrocë, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit tip “Ford”, shtetasi E. Q., është shoqëruar në ambientet e Policisë për  veprime të mëtejshme  procedurale”, njofton policia.