Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Berisha për financimin rus të PD: Ishim futur në labirint si në filmat e mafies

Nga A2 CNN
14 Shtator 2022, 19:06 | Politikë
Berisha për financimin rus të PD: Ishim futur në labirint si

Nga Shijaku, ish kryeministri Sali Berisha komentoi lajmin e publikuar në mediat ndërkombëtare se PD në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha kishte marrë 500 mijë dollarë financime nga Rusia.

Berisha u shpreh se për këtë çështje duhet transparencë dhe një hetim i plotë, ndërsa shtoi se në këto vite PD ishte futur në labirinte si në filmat e mafies.

“Lexuat sot se në ç’labirinte ishim futur ne si PD, si në filmat e mafias dhe ai nuk bënte hetim të plotë por mendonte si të kapte peng opozitën. Se me një opozitë të marrë peng ai vijonte pafundësisht. Kohët kanë ndryshuar. Ka një vetëdije të madhe tek qytetarët se ai është armik i lirive të tyre. Realisht hajdut që historia jonë nuk e ka parë kurrë. Armik i demokracisë. Ndaj është mision i madh për ju e çdo qytetar e demokrat të bëjmë gjithçka për rrëzimin e tij. Nuk i vijmë në pushtet me dhunë kurrë. Por vijmë me votën e lirë”, tha Berisha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani