Berisha: Rama ndoqi një politikë çnjerëzore gjatë pandemisë

Publikuar më: 14/9/2022, ora 20:01
WhatsApp Image 2022 09 14 at 19.56.13 1080x720

Berisha: Rama ndoqi një politikë çnjerëzore gjatë pandemisë

Publikuar më: 14/9/2022, ora 20:01

Gjatë një takimi në Shijak, kreu i PD, Sali Berisha, foli edhe për sistemin shëndetësor në vend, nga ku ngriti akuza ndaj qeverisë edhe për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Berisha u shpreh se sistemi shëndetësor është në gjendje të rrënuar, ndërsa sipas tij, Rama ndoqi një politikë çnjerëzore gjatë pandemisë.

“Shijaku është në një rrokullisje të vërtetë dhe se ka nevojë për një ndërhyrje të fuqishme emergjente, ka nevojë për një angazhim dhe mobilizim të madh për të shpëtuar Shqipërinë dhe Shijakun nga ky regjim që funksionon si një makineri mafioze, mashtrimi, si një makineri gjigante vjedhjeve, varfërimi dhe rrënimi të qytetarëve shqiptarë dhe vendit.

Ju keni trajtuar këtu probleme themelore, me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare, krahas varfërisë, si mjekësia dhe arsimi. Në këto kohë, Tirana rezulton në 10 pozicionet më të ulëta në vota për sistemin shëndetësor në një klasifikim me 253 qytete.

E gjithë bota e pati fatkeqësi Covidin, por jo të gjithë njësoj. Ne pikërisht për shkak të kësaj shëndetësie të shkatërruar ne humbëm burra, gra, të rinj më shumë se në çdo vend në Europë dhe u ngjitëm në 3-4 vendet me vdekshmërinë më të lartë nga Covid në botë, e diktuar kjo absolutisht nga një politikë çnjerëzore e atij njeriu që është sot në pushtet.

Cila qe ajo politikë? Ajo politikë ishte një përqendrim çnjerëzor i shtrimeve, një bllokim i shtrimeve në spitale, një kufizim i shtretërve. Dhe përsëri do të marrim vetëm Kosovën. Kosova me 2 milionë banorë vendosi në dispozicion të Covid 1200 shtretër dhe Shqipëria me 3 mln banorë 630 shtretër dhe këto i vendosi në fund.

Kishte një mënyrë për të shpëtuar njerëzit, pasi krahas ilaçeve, ka disa praktika të domosdoshme. Cila ishin ata: shtrim sa më shumë, kjo ishte. Nga Tropoja, Kukësi, shkonin e shtroheshin në Gjakovë e Prizren, sepse Kosova nuk e kishte përqendruar shtrimet në Prishtinë, siç bëri ky. Por i hapi shtrimet edhe në spitale të tjera. Në kulmin e epidemisë, mjekët iknin, infermierët iknin, sepse kërkoheshin shumë me rroga shumë më të larta. Kurse këtu bëhej sikur ne jemi suksesi dhe mendohej se me autoblinda do të zgjidhej pandemia e Covid. Ndaj dhe dolëm ndër 3-4 vendet në botë më të dëmtuara nga Covid”, u shpreh Berisha.