Berisha: Reforma Territoriale nuk është gjë tjetër vetëm reforma e punësimit partiak

Publikuar më: 14/9/2022, ora 12:34
sali berisha 3 1280x700

Berisha: Reforma Territoriale nuk është gjë tjetër vetëm reforma e punësimit partiak

Publikuar më: 14/9/2022, ora 12:34

Sali Berisha deklaroi se “Reforma Territoriale e qeverisë aktuale është një nga dështimet madhore në historinë e vendit, dështim, i cili nxori në pah diskriminimin madhor të qytetarëve shqiptarë, pabarazinë e tyre në eksesin ndaj shërbimeve”.

Kreu i Partisë Demokratike, në mbledhjen e grupit parlamentar, shtoi se kjo reformë është “një ndarje territoriale kryekëput e bazuar në dëshira partiake dhe në kundërshtim flagrant me kriteret e përcaktuara nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale të Europës, në kundërshtim të hapur me interesat e qytetarëve shqiptarë”

“Por, kjo reformë është një dështim i madh gjithashtu sepse ishte presupozuar që të lehtësonte barrën e administratës mbi qytetarët shqiptarë. Rrogëtarët që këta qytetarë paguajnë për njësi vendorë. E vërteta është se nga 420 bashki e komuna, sot në 61 njësi të qeverisjes vendore, personeli, punonjësit që paguhen në këto 61 njësi janë mbi 50 përqind më shumë sesa nga ata që paguheshin në 420 njësi. Kjo reformë nuk ishte gjë tjetër vetëm reforma e punësimit partiak”, u shpreh Sali Berisha.