Broja i pafat me Chelsea-n, Juventusi mposhtet në Itali

Publikuar më: 14/9/2022, ora 23:02
armando broja 1 1271x720

Broja i pafat me Chelsea-n, Juventusi mposhtet në Itali

Publikuar më: 14/9/2022, ora 23:02

Juventusi ka marrë një goditje të rëndë në Champions League, teksa është mundur në Itali 1-2 nga portugezët e Benfica-s.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Milik që në minutën e katërt, bardhezinjtë nuk arritën të merrnin të paktën as një pikë nga ndeshja e dytë në grupe. Benfica barazoi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën realizoi edhe golin e fitores, duke dominuar në shtëpinë e Zonjës së Vjetër.

Armando Broja luajti rreth 30 minuta në Brazimin 1-1 të Chelsea-t dhe ishte lojtari më i spikatur në atë pjesë loje. Në fillim dhuron një pasim fantastik për Ziyech, i cili edhe pse i vetëm me portierin nuk arrin të shënojë. Në fundin e ndeshjet, gati te pika e penalltisë, sulmuesi shqiptar goditi fortë, por vetëm pak centimetra mbi traversë.

Ndërkohë, Manchester City përmbysi Dortmundin, duke e mposhtur 2-1 me golin e fitores të realizuar nga Haaland.

Reali i Madridit fitoi 2-0 ndaj Leipzig, ndërsa Napoli mori një fitore të madhe 0-3 ndaj Rangers.