Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Çfarë do të ndodhë me bordet e transparencës? Ibrahimaj: E kanë bërë punën e tyre

Nga A2 CNN
14 Shtator 2022, 12:44 | Ekonomi
Çfarë do të ndodhë me bordet e transparencës?

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Brahimaj, nuk dha një afat për ndërprerjen e funksionimit të bordeve të transparencës, të ngritur disa muaj më parë nga qeveria për monitorimin dhe përcaktimin e çmimeve të karburanteve dhe disa produkteve ushqimore.

“Vendimi nuk përkon me politikat tona afatgjata, pasi ne duam të promovojmë ekonominë e tregut”, tha Ibrahimaj në një konferencë për mediat. “Nga analiza që kemi bërë, këto dy borde kanë bërë punën e tyre. Kemi ndaluar që prirjet inflacioniste të materializohen pa pasur de facto rritje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Ne do të vazhdojmë të mbajmë bordet për sa kohë që do të vazhdojmë të jemi të ndikuar nga rritjet e çmimeve në bursat ndërkombëtare, në mënyrë që qytetarët të preken sa më pak”.

Ministrja njoftoi gjithashtu edhe miratimin e vendimit për rritjen e pensioneve dhe të pagës minimale.

“Nga ky vendim përfitojmë rreth 678 mijë pensionistë, të cilët nga tetori do të kenë rritje të pensioneve në nivelin 9,5%”, tha ministrja ajo. “Paga minimale, sipas vendimit të fundit, shkon nga 32 mijë në 34 mijë lekë. “Ky është një vendim që prej mbi 200 mijë të punësuar që përfitojnë nga vendimi. Pra kemi 900 mijë qytetarë që përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe pagës minimale”, tha Ibrahimaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë