Dhjetëra ushtarë të vrarë, rindizet konflikti Armeni-Azerbajxhan, përleshje gjatë natës

Publikuar më: 14/9/2022, ora 10:50

Dhjetëra ushtarë të vrarë, rindizet konflikti Armeni-Azerbajxhan, përleshje gjatë natës

Publikuar më: 14/9/2022, ora 10:50

Dhjetëra ushtarë janë vrarë në luftimet mes shteteve fqinje të Armenisë dhe Azerbajxhanit. Sipas kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, 49 pjesëtarë të ushtrisë së tyre ishin vrarë në përleshjet gjatë natës.

Dy vendet kanë luftuar dy luftëra dhe kanë përjetuar konflikte të rregullta më të vogla përgjatë 3 dekadave. Autoritetet në dy shtetet fajësojnë njëri-tjetrin për shpërthimin e fundit të dhunës.

Armenia pretendon se disa fshatra përgjatë kufirit janë bombarduar nga fqinji, dhe se ishte përgjigjur ndaj këtij provokimi. Azerbajxhani nga ana e tij, thotë se pozicionet e veta ushtarake ishin sulmuar të parat.  Shkëmbimi i zjarrit vijoi përgjatë gjithë natës para se Moska të njoftonte se kishte ndërmjetësuar një armëpushim. Megjithatë, Armenia tha vetëm se luftimet ishin qetësuar, ishin ndalur plotësisht.

 “Azerbajxhani po pretendon se këto veprime erdhën si kundërpërgjigje ndaj provokimeve të Armenisë. Por ky informacion është plotësisht i rremë dhe nuk ka të bëjë me realitetin”, deklaroi kryeministri armen Pashinyan.

Në zemër të mosmarrëveshjeve është rajoni i Nagorno-Karabakh. Sipas kufijve të njohur ndërkombëtarisht, është pjesë e Azerbajxhan, por popullohet nga armenë etnikë. Ndasitë kulturore  shtrihen përtej politikës, edhe në besimin fetar.

Armenia është një shtet me shumicë të krishterë, ndërsa Azerbajxhani është kryesisht vend mysliman.   Mosmarrëveshjet kanë çuar në një luftë të plotë në vitet 80-të dhe 90-të, një konflikt 6-javor në 2020-n dhe përleshje të vazhdueshme për dekada.