Harta territoriale, propozimi i PD: 5 rajone dhe 95 bashki me funksione asimetrike

Publikuar më: 14/9/2022, ora 16:37

Harta territoriale, propozimi i PD: 5 rajone dhe 95 bashki me funksione asimetrike

Publikuar më: 14/9/2022, ora 16:37

Dështimi në financa, mungesa e shërbimeve, centralizimi i pushtetit  dhe politizimi i administratës janë arsyet kryesore pse partia demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nënvizon se reforma territoriale e 2014 ka dështuar. Para se grupi i punës së PD të prezantonte draftin për ndarjen e re te hartës, tregoi si ishte joshur grupimi i Bashës, sot drejtuar nga Alibeaj, që të bashkonte votat me socialistët.

“Në pazaret e mëparshme, siç është bërë publike, me të cilat PD sot nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vetingu dhe ai do lëshonte 4 bashki, të shtoheshin 4 bashki. Një pazar i papërgjegjshëm pa asnjë kriter tjetër përveç biznesit”.

Argumentimin për të zëvendësuar 12 qarqet me 5 rajone, demokratët e bazojnë mbi modelin që Bashkimi Europian dhe rrugën që vendi ynë po ndjek drejt anëtarësimit.

“Niveli pare bashkia, niveli i dyte rajoni, në projektin tone në nivelin e pare kemi 95 bashki asimatrike, 34 bashki me shumë se ndarja aktuale që është 61”.

Numri i rajoneve i propozuar nga PD është 5, teksa jo të gjitha bashkitë do të kenë kompetenca të njëjta.

“50% qendrore do të mbulojnë shërbimet publike dhe sociale dhe transportin dhe 50% kanë funksione të orientuara nga shërbimet ndaj bujqësisë, asistencat”.

Bazuar mbi këtë logjikë të funksioneve asimetrike, sekretari për Pushtetin Vendor, Ylli Asllani, propozoi një ndarje të re edhe për Tiranën.

“Kemi rastin e Tiranës. Jemi për një qytet metropolitan një bashki e decentralizuar në bashki të vogla 14 bashki dhe do të kenë një bashki qendrore. PD me këtë draft ka një opsion për Tiranën ndryshe nga forcat e tjera politike. PD është për një qytet metropolitan, një Tiranë e decentralizuar me 14 bashkitë vogla dhe do të kenë një bashki qendrore, politikat qendrore do t’i luajë bashkia kryesore”.

Grupimi i Berishës zotohet se do ta çojë në parlament draftin për reformën e re territoriale, por një konsultim te fundit do ta kenë edhe me këshillin vendor të PD.