Historike, Ferrari prezanton SUV-in e tij të parë

Publikuar më: 14/9/2022, ora 12:35

Historike, Ferrari prezanton SUV-in e tij të parë

Publikuar më: 14/9/2022, ora 12:35

Ferrari ka prezantuar për herë të parë në histori një makinë SUV. Ferrari Purosangue është ndryshe nga prodhimet e tjera të markës së famshme italiane: ka 4 dyer dhe 4 sedilje.

Kjo makinë ka një motor Ferrari V12, është e gjatë 5 metra dhe e lartë 1,6.

Ngjyrat e disponueshme janë 4: e zeza, e bardha, e kuqja dhe grija.

Çmimi i Ferrari Purosangue është 390 000 euro dhe dorëzimet do të nisin në mesin e vitit të ardhshëm.