Konflikti Azerbajxhan-Armeni, peshkopi: Bota islamike po bashkohet, ne jemi “kështjella” e fundit e krishtërimit

Publikuar më: 14/9/2022, ora 09:17
peshkopi

Konflikti Azerbajxhan-Armeni, peshkopi: Bota islamike po bashkohet, ne jemi “kështjella” e fundit e krishtërimit

Publikuar më: 14/9/2022, ora 09:17

Ditën e djeshme, Armenia dhe Azerbajxhani njoftuan se më shumë se 100 trupa janë vrarë në përleshjet e fundit mes dy ushtrive, në përballjen më të dhunshme mes dy vendeve që nga viti 2020, kur u rindez konflikti për rajonin e Nagorno-Karabakh.

Peshkopi i këtij territori, Abrahamyan Vrtanes, kërkoi ndihmën e shteteve europiane të krishtera, duke theksuar se bota islamike po bashkohet, ndërkohë që vendet e krishtera po qëndrojnë duarkryq.

“Turqia kërkon të na vrasë dhe shtete europiane të krishtera po qëndrojnë duarkryq. Nuk po e kuptojnë që bota islamike mund të bashkohet dhe ne do të jemi “kështjella” e fundit që do të ndalojmë avancimin”, tha peshkopi.