“Ligj tjetër për reformën në drejtësi”, Nesturi: Kam informacion që do të jetë për performancën e gjyqtarëve e prokurorëve

Publikuar më: 14/9/2022, ora 14:10

“Ligj tjetër për reformën në drejtësi”, Nesturi: Kam informacion që do të jetë për performancën e gjyqtarëve e prokurorëve

Publikuar më: 14/9/2022, ora 14:10

Një ligj tjetër që ende nuk është bërë publik pritet për thellimin e reformës në drejtësi. Lajmin e ka dhënë në studion e “Ditarit” në A2 CNN analisti Plator Nesturi, sipas të cilit, ka të bëjë me performancën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa priten edhe penalitete.

 “Mesa kam informacion në thellim të procesit të reformës do të jetë edhe një ligj tjetër që nuk është bërë publik që ka të bëjë me performancën e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Do të marrë nën kontroll punën e këtyre që janë në drejtësi sot. Do kemi çështje si e zbaton ligjin? Sa  sa kontribut e profesionalizëm ka treguar? Ku kemi dosje të paplota, kam parë mënyra për ti shpëtuar ose hequr dhe kjo nuk është çështje profesionalizimi, por ka një qëllim për ta mbyllur dhe do të ketë penalitete”.

Sipas Nesturit edhe ndërkombëtarët janë të pakënaqur me ecurinë e hetimeve dhe ky ligj do t’i shërbejë reformës në drejtësi.

“Edhe partnerët ndërkombëtarë po e vlerësojnë këtë gjë edhe ata janë të pakënaqur me ecurinë e hetimeve dhe ky është një element që mund t’i vlejë reformës në drejtësi, por do të shohim dhe pozicionimet  e politikës me këtë gjë”.