Me 234 kilometra në orë, policia gjobit “pilotin”

Publikuar më: 14/9/2022, ora 21:38
Untitled collage 3 1280x720

Me 234 kilometra në orë, policia gjobit “pilotin”

Publikuar më: 14/9/2022, ora 21:38

Policia e Kosovës raporton se ka ndëshkuar një drejtues automjeti, i cili është kapur nga radari me më shumë se 100 kilometra në orë.

Në një zonë ku lejohej deri në 130 km në orë, ai ishte duke lëvizur me 234 kilometra në orë. Policia bën të ditur se e ka ndëshkuar drejtuesin e mjetit me 300 euro gjobë, i ka zbritur 3 pikë nga patenta, të cilën ia kanë pezulluar për 3 muaj.  

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 234 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, raporton policia.