Ndahet nga jeta aktorja legjendare greke me origjinë shqiptare, Irene Papas

Publikuar më: 14/9/2022, ora 11:12

Ndahet nga jeta aktorja legjendare greke me origjinë shqiptare, Irene Papas

Publikuar më: 14/9/2022, ora 11:12

Aktorja legjendare greke me origjinë shqiptare Irene Papas ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Ajo luajti në mbi 70 filma, përfshirë “Guns of Navarone” gjatë një karriere që përfshin dekada.

Këtë e bën të ditur Ministria e Kulturës e Athinës, e cituar nga të gjitha mediat helene.

Papas luajti edhe rolin e Penelopës në dramën e famshme televizive italiane “Odeseja”, me Bekim Fehmiun.

Pappas, emrin e vajzërisë Irene Lelekou, lindi më 3 shtator 1926 në fshatin Chiliomodi, Korint, Greqi. Familja e saj u transferua në Athinë kur ajo ishte shtatë vjeç, ku, si adoleshente, ndoqi Shkollën Mbretërore të Artit Dramatik në Athinë.

Origjina shqiptare e aktores së njohur është kundërshtuar shpesh, sidomos nga biografët grekë.

“Nuk mund të largohem nga kjo botë, e të mos e them të vërtetën, se unë jam Shqiptare! Kur kam lindur në vitin 1926, mbiemri im ka qenë Irene Leleku,”- ishte deklarata e fortë e aktores 6 vite më parë, që tronditi grekët, të cilët e njohin si aktore me origjinë helenase.

Prejardhjes së saj shqiptare i ka kushtuar vëmendje dhe studiuesi grek Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, botuar në Athinë më 1983.