Ndërtimet pa leje, Bardhi kundër nismës së qeverisë

Publikuar më: 14/9/2022, ora 11:30
bardhi 1280x720

Ndërtimet pa leje, Bardhi kundër nismës së qeverisë

Publikuar më: 14/9/2022, ora 11:30

Demokrati Gazment Bardhi kundërshtoi sot nismën e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në një deklaratë për shtyp, Bardhi tha se për ndërtimet pa leje janë në burg shumë qytetarë, ndërsa njerëzit pranë oborrit të qeverisë mbeten të paprekshëm.

“3304 shqiptarë janë dënuar me burg për ndërtim pa leje 5 vitet e fundit, edhe pse nuk kanë ndërtuar as kulla dhe as biznese. Secili prej të dënuarve ka rregulluar çatinë e shtëpisë së tij të rrënuar, ka rregulluar murin rrethues, dhomën e gjumit apo ka ndryshuar pllakat e dyshemesë së shtëpisë. Por, pavarësisht se kanë qenë në zona të thella, nuk i kanë shpëtuar syrit të institucioneve. Pse është i ndryshëm pronari i kullës nga qytetarët e tjerë që kanë shkuar në burg?”, tha Bardhi.