Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Veliera e aluminit më e madhe në botë ndalet në Durrës

Nga A2 CNN
14 Shtator 2022, 11:25 | Lifestyle

Një nga mjetet lundruese më unike në llojin e vet është ndalur mëngjesin e sotëm në molin 5 të Portit të Durrësit.

Një prodhim i vitit 2020 nga prestigjiozi i ndërtimit të superjahteve “Royal Huisman”, “Sea Eagle II” karakterizohet nga një superstrukturë alumini prej 81 m të gjatë, zhytje maksimale deri në 6 m dhe një tonazh prej 1,104 tonësh çka e rendit atë si velierën me konstruksion alumini më të madhe në botë.

“Shqiponja e Detit II” e cila lundron nën flamurin e ishujve Kajman ka mbërritur pas një lundrimi 3 ditor nga ishulli i Itakës, Greqi dhe do të vijojë itinerarin në eksplorim të brigjeve të Adriatikut.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu