Plagoset me thikë një 15-vjeçar në Korçë

Publikuar më: 14/9/2022, ora 22:01
policia makina naten plagosje  1280x720

Plagoset me thikë një 15-vjeçar në Korçë

Publikuar më: 14/9/2022, ora 22:01

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Korçës.

Policia bën të ditur se është njoftuar nga mjekët se një i mitur ishte dërguar në spital i plagosur me thikë pas një konflikti fizik.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit.