Putin i shpëton një atentati? Dyshohet se u spiunua nga brenda

Publikuar më: 14/9/2022, ora 21:35
Screenshot 3 9

Putin i shpëton një atentati? Dyshohet se u spiunua nga brenda

Publikuar më: 14/9/2022, ora 21:35

Një burim ende i pakonfirmuar, ka bërë me dije për mediat britanike se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka shpëtuar një atentati ndërsa udhëtonte me makinën e tij në rrugët e Moskës.

Mësohet se në limuzinën e kreut të Kremlinit është dëgjuar një shpërthim në pjesën e gomës së përparme, i cili u pasua nga një tym i dendur.

Drejtuesi arriti ta shpëtonte presidentin Putin pa lëndime ndërkohë që dhjetëra pjesëtarë të grupit të sigurisë u arrestuan pasi dyshohet se detajet për lëvizjen e liderit rus, kanë dalë prej tyre.

Lajmi për herë të parë doli në General SVR, një kanal i Telegramit rus, i cili herë pas here poston informacione të brendshme rreth Putin dhe Kremlinit.

Sipas kanalit anti-Kremlin, Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij zyrtare në një autokolonë që përfshinte pesë makina të blinduara.

“Rrugës për në rezidencë, makina e parë e shoqërimit u bllokua nga një ambulancë dhe makina e dytë e shmangu pa ndaluar. Në makinën e Putinit u dëgjua një zhurmë e fortë në rrotën e përparme e ndjekur nga tym i fortë. Makina e Putinit pavarësisht problemeve doli nga “kurthi’ për të arritur në rezidencë”.

I njëjti burim, në një tjetër postim shkruan se Putin i ka kërkuar të dashurës së tij Alina Kabaeva që të abordojë, duke përkeqësuar lidhjen e tyre. Por edhe ky lajm ende është i pakonfirmuar zyrtarisht.